17:00 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / AR

Reagon Noizy pas vrasjes së 7 vjeçares në Himarë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Himarë, ku një gomone la të vdekur një vajzë 7-vjeçare e cila po lahej në det.

Lajm ky që tronditi të gjithë dhe pati reagime të shumta edhe nga fytyra publike, të cilët mbetën të shokuar nga kjo ngjarje.

Edhe reperi i njohur, Noizy ka reaguar mbi këtë ngjarje të trisht.

Në InstaStory ka shpërndarë imazhin e vajzës dhe ka shkruar një mbishkrim.

“Po ca faji pate ti o dritë”- kishte shkruar reperi.