13:51 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Reagon Pacolli: Ata që më kërcënojnë familjen, do t’i ndjeki përmes instrumenteve ligjore

Indeksonline ka mësuar se para disa dite është arrestuar personi që e shantazhoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe fëmijët e tij.

E Pacolli përmes një postimi reagoi përmes një postimi ku tha se shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.

Ai tha që do ti përdorë të gjitha instrumentet ligjore që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.

Postimi i plotë:

Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.

Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.

Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.

Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime./Indeksonline/

Image may contain: 3 people