75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reagon Parlamenti Studentor: Jemi të kënaqur me bursat, mos protestoni!

Mbrëmë përmes një e-maili drejtuar mediave, Verona Huruglica në emër të Parlamentit Studentor, ka bërë thirrje për protestë , për të kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së, për bursa.

Por, përmes një njoftimi, Bledian Geci, kryetar i Parlamentit Studentor ka thënë se ne emër të kësaj organizate nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me vendimin në fjalë dhe ftojnë studentët të mos i bashkohen këtij organizimi.

“Ne ju informojmë që në mbledhjen ku u diskutua për bursat e studentëve, e ku ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi nga Parlamenti Studentor, Edon Nishori dhe Këshilli Drejtues ka vendosur që bursat për studentë të rriten në vlerë prej 50 eurosh dallim nga viti paraprak, vendim për të cilin veçse i jemi falënderuar Këshillit Drejtues dhe nuk kemi shprehur ndonjë pakënaqësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Indeksonline/