Reagon presidenti i Milanit pas humbjes nga Torino
Milani është mposhtur nga Torino me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Serie A.
Kështu rosonerët kanë humbur vendin e katërt për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.
Presidenti i klubit, Paolo Scaroni ka thënë se kjo është një gjë e keqe pasi do të ngadalësoj rritjen e klubit.
“Ne kemi luajtur keq këtë muaj. Jemi të zhgënjyer sepse kemi pasur vendin e Champions në dorë dhe tani ajo është larguar. Pa Champions, rritja jonë do të ngadalësohet, ne jemi të detyruar ta provojmë deri në fund”, ka thënë Scaroni.
Milani ka edhe katër ndeshje deri në fund dhe duhet të shpresoj të lëshojnë pikë rivalët si Roma, Talanta dhe Torino. /IndeksOnline/