75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Reagon Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka: Agim Ademi e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik

Vazhdon trendi i reagimeve kundër delegacionit që ka udhëtuar në Katar për ndeshjen që pritet të zhvillohet të dielën në mes Kosovës dhe Suedisë.

Pas reagimit të Tahir Batatinës, një reagim tjetër vjen nga presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka.

Ai ka thënë se Agim Ademi e ka shndërruar FFK-në, në një agjension turistik i cili përfshinë në delegacion njerëz që nuk e përfaqësojnë as ndonjë klub e as sportin kosovar në përgjithësi.

Në lidhje me këtë gjë kryetari Ademi, reagoi më herët duke thënë se Federata e Futbollit të Suedisë i ka paguar të gjitha shpenzimet për këtë udhëtim. Zeka, reagoi duke thënë se nëse kjo gjë është e vërtetë kjo kontratë duhet publikuar.

Ja reagimi i tij i plotë: