17:25 / E Hënë, 25 Janar 2021 / A. A

Reagon presidenti i UEFA-së, pasi 4 futbollistë humbën jetën në aksident me aeroplan

4 futbollistë dhe presidenti klubit Palmas humbën jetën të dielën pasi aeroplani që po udhëtonin u aksidentua.

Ky grup udhëtonte ndaras nga pjesa tjetër, pasi kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin.

“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe klubin pas kësaj tragjedie” ka deklaruar slloveni Çeferin.

Në vitin 2016 një aksident i ngjajshëm i pati ndodhur klubit brazilian Chapecoense, me ç’rast 19 futbollistë kishin humbur jetën.

/Indeksonline/