Reagon Presidentja Osmani për vdekjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një i ri 27-vjeçar humbi jetën në rrethana të dyshimta, për të cilat dyshohet se kanë ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë.
Osmani ka kërkuar urgjentisht transparencë të plotë, hetim të pavarur dhe profesional të rastit, si dhe përgjegjësi institucionale për çfarëdo shkeljeje të ligjit.
“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis. Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin,” thuhet në reagimin e Presidentes.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion publik dhe është bërë thirrje për hetim të menjëhershëm dhe të gjithanshëm.
Ndërkohë Instituti për Mjekësinë Ligjore ka dal me njoftim pas lajmeve se Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, nuk i është bërë autopsia.
IML ka njoftuar se të ndjeritnautopsia i është bërë dje, nga një ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar, dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.
”Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.” thuhet në reagimin e bërë.