07:52 / E Martë, 31 Janar 2023 / AR

Reagon Qeveria e Kroacisë ndaj deklaratave të presidentit kroat për Kosovën

Qeveria e Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën.

Në reagimin e saj, Qeveria Kroacisë ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe shtet i njohur nga Kroacia dhe se deklaratat e presidentit Millanoviq nuk janë qëndrim politik i vendit.

“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” – thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka kritikuar shtetet perëndimore për përdorim të “standardeve të dyfishta” në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë (nga Rusia).