11:38 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reagon QKUK-ja: S’ka rrezikim të pacientëve në Mjekësinë Sportive

Lidhur me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës,  njofton se   furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet  e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

SHSKUK-ja, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre lidhur më këtë çështje dhe të mos kirjohet panik në opinion.

SHSKUK-ja siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika  është stabil, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Indeksonline/