75 Mall Live Search
23:08 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Reagon Rama, i ofron mbështetje Polonisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dyshohet se raketat ruse kanë sulmuar Poloninë, anëtar i NATO-s.

Rama i ka thënë kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki, se do t’i ofrojë mbështetjen e plotë.

“Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar Rama.