75 Mall Live Search
20:16 / E Martë, 03 Mars 2026 / L A

Reagon Rodrygo pas lëndimit të tij

Ylli i Realit, Rodrygo është lënduar përsëri.

Ai kishte këputur ligamentet, ku i cili do të humbas Botërorin në verë si dhe gjysmën e parë të sezonit.

Ai bëri reagimin e tij të parë pas kësaj, në një postim në faqen e tij në “Instagram”.

“Edhe pa e kuptuar, të besoj… Një nga ditët më të këqija të jetës sime, sa shumë i kam pasur frikë gjithmonë këtij dëmtimi… ndoshta jeta ka qenë pak mizore me mua kohët e fundit… Nuk e di nëse e meritoj këtë, por për çfarë mund të ankohem? Sa gjëra të mrekullueshme kam përjetuar që as unë nuk i meritoja. Një pengesë e madhe ka dalë në jetën time, në karrierën time, duke më penguar të bëj atë që dua më shumë për një kohë. Jam jashtë për pjesën tjetër të sezonit me klubin tim dhe jashtë Kupës së Botës me vendin tim, një ëndërr që të gjithë e dinë sa shumë do të thotë për mua. E tëra çfarë mund të bëj është të jem i fortë si gjithmonë, gjë që nuk është asgjë e re. Faleminderit të gjithëve për lutjet, mesazhet dhe dashurinë tuaj! Ju jeni shumë të rëndësishëm për mua. Edhe pse kjo është një kohë shumë e vështirë, premtoj të mos ndalem këtu. Besoj se kam ende shumë gjëra të pabesueshme për të përjetuar dhe për t’u sjellë gëzim të gjithë atyre që më besojnë. Thjesht shihemi së shpejti… Zoti është ende në kontroll të gjithçkaje”, u shpreh Rodrygo./IndeksOnline/