15:31 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

Reagon Ronela pas komenteve për paraqitjen në Eurovision, ja çka thotë

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pas ‘lumit’ të kritikave që u bënë në adresë të saj pas skualifikimit nga Eurovision.

Për të gjitha këto komente, Ronela sot ka reaguar duke thënë se asaj i pëlqeu vetja.

“Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka, si shpirt”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Lidhur me skualifikimin ajo u shpreh fill pas konkurimit se ‘ka fituar Eurovisionin sepse fitoi publikun’.