75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / KV

Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: S’kam pranuar asnjë ftesë nga gjykata

Seanca e shqyrtimit fillestar për çështjen e rezervave shtetërore është anuluar sot për shkak të mungesës së kushteve ligjore për mbajtjen e saj. Në seancë ka munguar kryefjala e rastit, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton IndeksOnline.

Sipas trupit gjykues, ministrja është ftuar përmes postës, mirëpo nuk ka pasur konfirmim se ftesa është pranuar nga ajo, ndonëse gjykata ka konsideruar se procedura është zhvilluar sipas rregullit. Për mungesën e saj, gjykata vendosi që seanca të mos vazhdojë.

Pas kësaj, Hajdari ka reaguar publikisht duke mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim për seancën e sotme.

Reagimi i Rozeta Hajdarit:

“Të nderuar qytetarë, për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e gjykatës!

Në momentin që e pranoj thirrjen nga gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”

Seanca pritet të caktohet sërish në një afat tjetër.