75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 10 Korrik 2026 / L A

Reagon Salah: Ky do të jetë fillimi i ri në futbollin botëror për Egjiptin

Eliminimi i Egjiptit ishte një nga temat më kontraverse të këtij Botërori

Humbja 3-2 nga kampionët në fuqi, Argjentina la një shije të keqe jo vetëm te tifozët egjiptianë, por edhe nga të huaj, të cilët mendojnë se u penalizuan nga vendimet e gjyqtarit.

Pas kësaj reagoi edhe ylli i Egjiptit, Mohamed Salah ku bëri një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“E di që jeni ende të mërzitur, por më premtoni se do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ky është një fillim i ri për futbollin egjiptian në arenën ndërkombëtare. Kualifikimet për në Botëror nuk do të mjaftojnë, ndërsa as pjesëmarrja nuk do të jetë e mjaftueshme. Kjo skuadër meriton besimin tuaj”, ishin fjalët e Salah-ut./IndeksOnline/