75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / L K

Reagon Sekretari i shtetit të Serbisë pas deklaratës së Kurtit se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për Asociacion

Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai.

Staroviq ka berë të ditur se Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët. Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar dje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

“Pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti në Twitter.