16:54 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagon Senati i UPZ-së rreth zgjedhjes së ushtruesit të detyrës të Rektorit

Me anë të një komunikate për media ka reaguar Senati i Universitetit të Prizrenit, rreth emërimit të U.D të Rektorit.

Ata kanë kërkuar me ngulm zbatimin e Ligjit për mënjanimin e tendencave për ndërhyrje në veprimet e organeve qeverisëse të UPZ-së.

Reagimi i plotë i tyre: 

Reagimi i Senatit te UPZ-se dhe propozim masat per tejkalimin e situates se krijuar.

Duke qene se me nje mase te perkohshme te Gjykates Themelore ne Prizren eshte pezulluar zgjedhja e Rektorit dhe Keshilli Drejtues nuk ka arrit ta caktoj ende nje ushtrues detyre te Rektorit, Senati i UPZ-se, konform pergjegjesive qe ka ne baze te Statutit te UPZ-se, neni 47, pika 11. Dhe 1.4, qe lidhen me feshtje te pergjithshme te mbarevajtjes se procesit mesimor ka thirrur mbledhje te jashtezakonshme, nga e cila Senatoret dalin me keto qendrime:

  1. Senati i UPZ-se shprehe shqetesim per gjendjen e krijuar ne UPZ dhe njekohesisht kerkon me ngulm zbatimin e Ligjit dhe menjanimin e tendencave per nderhyrje ne vendimet e organeve qeverisese te UPZ-se . Kerkojme qe te gjinden rruge ligjore dhe akademike per emerimin e ushtruesit te detyres se Rektorit.
  2. Senati i UPZ-se vlereson qendrimet e anetareve te KD te zgjedhur nga Senati i UPZ-se ne veprimet e deritashme lidhur me zgjedhjen e u.d. te Rektorit te UPZ-se. Ne kerkojme qe ne afatin sa me te shkurter te mundshem, brenda kesaj jave te tejkalohet kjo gjendje.
  3. Senati i UPZ-se kerkon nga KD qe zgjedhjen e UD te Rektorit ta beje ne perputhje te plote me dispozitat statutare dhe ligjore per zgjedhjen e Rektorit si dhe duke respektuar masen e perkohshme te Gjykates Themelore ne Prizren.
  4. Senati i UPZ-se ju bene thirrje stafit akademik, administrativ dhe studenteve qe te vazhdojne kryerjen e detyrave dhe obligimeve te tyre, duke ndihmuar keshtu ne tejkalimin e situates se krijuar.
  5. Senati bene thirrje per te gjithe akteret relevant ne vendimmarrje qe te degjojne zerin e studenteve, te personelit akademik dhe mbi te gjitha te respektojne dispozitat ligjore dhe vendimet e organeve te drejtesise.
  6. Senati kerkon qe te respektohet neni 13 i Ligjit mbi Arsimin e Larte, mbi autonomine e Universitetit.
  7. Te larteshenuarat jane qendrimet unike te Senatit te UPZ-se. Ne distancohemi nga cdo deklarim tjeter qe nuk e perfaqeson qendrimin e Senatoreve dhe as te Universitetit.