20:22 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Reagon Serbia rreth mundësisë së përfshirjes së ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Serbia u është përgjigjur deklaratave për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në dialogun mes Beogradit dhe Kosovës, duke angazhuar sekretaren amerikane Condoleezza Rice.

Sipas mediave serbe, në rast se Brukseli vendos të ndryshoi formatin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës duke përfshirë Rice, atëherë Serbia do të angazhojë Rusinë me përfaqësues Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, shkruan Indeksonline.

Mediat serbe thonë se një zyrtar nga qeveria e Serbisë thotë se ka pak shans që të ndryshoi formati i dialogut, mirëpo në rast së bëhet, atëherë Serbia nuk do të rrin më duar kryq.

“Nëse diçka ndryshohet në Bruksel dhe Amerika është e përfshirë në dialog, kjo do të nënkuptonte ndryshimin e formatit të dialogut dhe Serbia nuk do të lejojë vetëm një parti të fitojë. Beogradi do t’i kërkojë Rusisë të jetë ndërmjetës, në veçanti, Lavrov, i cili do të mbikëqyrë lëvizjet dhe bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës në emër të Moskë”, thotë ky burim i Qeverisë Serbe, transmeton Indeksonline.

Analisti, Dusan Janjic, thotë se në çdo rast, Serbia duhet të gjejë një variant fitues për ngjarjet e ardhshme në Bruksel.

“BE-ja do të vazhdojë të jetë lehtësuese e gjithë procesit, Amerika duhet të jetë negociatori kryesor dhe Gjermania tjetër. Mbetet për t’u parë nëse Rajs do të jetë përgjegjës vetëm për Kosovën, apo për Ballkanin Perëndimor. Integrimi i Ballkanit Perëndimor ka hyrë dhe Serbia duhet të bëjë një mekanizëm konsultativ me Rusinë, por edhe me Kinën ka thënë ai, përcjell Indeksonline.

Ndryshe, Ambasada e SHBA në Beograd nuk ka informacion për shqyrtimin e mundësisë që ish-sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice të përfshihet si e dërguar e posaçme për Ballkanin./Indeksonline/