Reagon sërish Batatina: Agim Ademi po mundohet të blejë vota me para

Tahir Batatina ka reaguar edhe njëherë për fondet të cilat po i shpërndan Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë pandemisë së koronavirusit.
Nëpërmjet nje reagimi në rrjetin social “Facebook”, tekniku llapjan është shprehur se FFK me mjetet të cilat po i shpërndan është duke u munduar të blejë vota, shkruan IndeksOnline.
Sipas Batatinës tashmë klubet dhe delegatët e FFK-së e kanë kuptuar se kush janë Agim Ademi dhe Eroll Salihu të cilët po mundohen t’i bëjnë për vete të gjithë delegatët e klubeve duke ndarë mjete në mënyrë të jashtëligjshme kurse në anën tjetër vazhdojnë me dhënien pa asnjë kriter
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se UEFA do të ndaj edhe 4.3 milionë euro për të ndihmuar klubet.