75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Reagon SHSKUK pas lajmit të Indeksonline se pacientët në Ortopedi u bartën me duar dhe batanije në shkallë

SHSKUK ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Indeksonline, ku pacientët në Klinikën e Ortopedisë janë bartuar me duar dhe batanije në shkallë, pasi që lifti është jashtë funksionit.

Në njoftimin e tyre thuhet se është rregulluar ky problem, raporton Indeksonline.

“Në lidhje me shkrimin tuaj ”Pacientët në ortopedi barten me duar dhe batanije në shkallë, lifti është jashtë funksionit”,  Sektori Teknik në QKUK, ju njofton se liftat në Klinikën e Ortopedisë dhe në klinikat e tjera në QKUK janë në servisim të rregullt.

Menjëherë pasi është lajmëruar defekti në lift, është njoftuar kompania e cila ka sjellë serviserët  e saj dhe ka rikthyer në gjendje të rregullt liftin i cili tashmë është në funksion”, thuhet në sqarim.