10:00 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Reagon sindikata “Postieri” / Punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat, ndërkohë shpallet konkursi për 35 vende!

Tashmë kur po hyjmë në fund të muajit janar, një pjesë e punëtorëve të Postës së Kosovës ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Mirëpo kjo nuk ka ndaluar bordin e kësaj poste, që të hapë konkurs për 35 punëtorë të rinj, gjë e cila ka shqetësuar shoqatën sindikale “Postieri” të punëtorëve të Postës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata përmes një reagimi kanë treguar se që me ardhjen në krye të Bordit të përkohshëm të drejtorëve në Postën e Kosovës ka pasur ngjarje, të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi te një numër i punëtoreve.

Ata në shkresën dërguar drejtuesve të Bordit…, kanë bërë të ditur se nuk janë kundër punësimeve të reja, por se në mungesë të projekteve që ka kjo ndërmarrje, frikësohen se situata financiare e kësaj ndërmarrje do të keqësohet edhe më shumë./IndeksOnline/

Më poshtë e gjeni shkresën e shoqatës: