18:17 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reagon Stresi, tregon të vërtetën e konfliktit me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj

Kjo ngjarje thuhej se erdhi si reagim pas deklaratës së Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën “Zdromsa”.

Por, reperi përmes një video ‘live’ në Instagram ka thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se Bledi Mane duhet t’i kërkojë falje për shpifjet ndaj tij.

“Nuk është e vërtetë, janë shpifje të një gazetari i cili pres të vijë tek lagjja ime për të më kërkuar falje”, ka thënë Stresi.

Ndryshe, konfliktet në mes Erion Veliaj dhe Stresit nuk janë të panjohura, ata vazhdimisht kanë patur acarime të raporteve në mes veti.