Reagon Suhareka, kërkon që FFK të marr masa

Pas përfundimit të ndeshjes pati një përleshje ku edhe u lënduan lojtarë.
Skuadra mysafire ka kërkuar nga FFK që të marr masa për incidentet.
“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët , zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium , skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit Kosovar në përgjithësi , kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet brenda FFK-së të marrin vendimet e duhura”, thuhet në njoftimin e klubit. /IndeksOnline/