75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Reagon Tayna: Unë s’mund ta ndalojë përdorimin e narkotikëve, tekstet tona janë argëtuese

Reperja kosovare, Tayna përmes një shkrimi në llogarinë Instagram ka reaguar ndaj një shkrimi që është bërë në media, pikërisht për tekstet e këngëve në të cilat përdoren terma të ndryshëm që janë jo edukativ për fëmijët, veçmas drogat.

Ajo ndër të tjera ka thënë, se personalisht nuk është konsumuese e drogës, por që është lloji i muzikës që kërkon tekste të tilla.

Ky është reagimi i saj:

Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve.Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten.Une perveti nuk perdori asgje nga keto,bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe osht poashtu eshte shume i demshem.Kush don me perdor,na sun e ndalim.Kush nuk don,na nuk mujm me shti.Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske.Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn.Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla.Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve.Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille.E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju ose me pa ose si i edukoni.Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…