75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reagon tifozi që e ofendoi Sterlingun në baza racore

Një tifoz i Chelseat, i cili pohon se e ka humbur vendin e punës së tij, ka mohuar se e ka abuzuar në baza racore Raheem Sterlingun gjatë ndeshjes, Chelsea – Man City të shtunën.

Daily Mail ka siguruar emrin e tifozit që ofendoi yllin anglez, duke e quajtur, ”p*** i zi”, dhe ai është 60-vjeçari, Colin Wing.

Wing ishte njëri prej tifozëve që ofenduan Sterling nga një duistancë e afërt në stadium.

Tifozi, nga Beckenham, pohon se tashmë ai e ka humbur punën e tij si dhe ka kërkuar falje për gjestin e tij, por ka mohuar se ka përdorur gjuhë raciste, transmeton IndeksOnline.

Mr Wing, circled, was caught on camera abusing Sterling, who was able to laugh it off. Credit: PA

Duke folur për Daily Mail, ai tha: ”Jam tejet i hidhëruar me veprimin tim dhe ndjehem shumë keq. Por, unë nuk i thashë atij, ‘p*** i zi”.

”Kam qenë në stadium që shumë vite me radhë. Dhe jam zënë nga kamerat shumë herë, por kjo s’ka ndodhur kurrë”.

”Të gjithë pranë meje thonë kështu. Dua të kërkoj falje nga Raheem vazhdimisht”.

”Edhe nëse nuk do të ishte raciste, nuk është e drejtë ajo që thashë. Tashmë, e kam humbur punën time dhe tiketën sezonale”./IndeksOnline/