75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / C E

Reagon Trepça ’89: Nuk mund t’i mposhtim tre refera

Trepça ’89 ka barazuar 1-1 në ndeshjen ndaj Flamurtarit që ishte direkte për mbijetesë.

Por skuadra nga Mitrovica duket se ka qenë shumë e dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sfidë.

Ata përmes një reagimi kanë thënë se nuk mund të shtyhet me refera.

Ky është reagimi i tyre:

Reagim për Media të shkruara dhe elektronike

Treshja e refereve përmbushin misionin e tyre.

Dikujt po i pengon pjesëmarrja e Trepçës 89 ne Superligë.

Askush nuk mundet t’i mposht tre referë.

Me anulimin e golit, pozitatë jashtë loje te paqena, lejimin e zhegitjes së lojës nga ana e Lojtarëve te Flamurtari u pa qëllimi i treshes se refereve.

Minuta e 5 Goli i pastër i Arbnor Mujës anulohet

Minuta e 65 aksioni i pastër rast ideal i Robert Rrahmanit ndalet si pozitë jashtë loje i paqenë.

Minuta e 83 në vend se të akordon penallti Referi kryesor Maloku me asistimin e anësorit akordojnë pozitë jashtë loje.

Ky është misioni i Treshës së Referëve.