Reagon Trump pas publikimit të raportit mbi ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane
Raporti i Hetuesit Special, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen e Moskës gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është publikuar sot me disa redaktime.
Pas kësaj ka reaguar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se nuk pati asnjë bashkëpunim të fshehtë.
“Po kaloj një ditë të mirë. Nuk pati asnjë bashkëpunim të fshehtë, asnjë pengim drejtësie”, tha Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me veteranët e plagosur ushtarakë.
Trump më tej tha se kjo është një shaka dhe nuk duhet të ndodh kurrë.
Mueller ka qenë përgjegjës për ta hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të zhvilluara gjatë vitit 2016, ku kandidati Donald Trump doli fitues