Reagon UCF-ja pas dorëheqjes së kryesisë të KB Pejës
Tifogrupi i njohur pejan, UCF kishin pasur raporte të tensionuara së fundi me kryesinë e KB Peja.
Rezultatet e dobëta të klubit, frustruan edhe tifozërinë e klubit të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e kryesisë.
Pas Art Gashit, edhe pjesëtarët e tjerë të kryesisë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, ku pas kësaj UCF bëri një reagim publik në faqen e tyre në “Facebook”.
KB Peja, gjendet në pozitën e 4-të në Superligë, me 25 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

