16:26 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / AR

Reagon Vala: Telekomi s’është sulmuar e as rrezikuar një IP e vetme!

Është pretenduar për një sulm kibernetik në Post Telekomin e Kosovës, mirëpo këtë gjë e kanë përgënjeshtruar nga Vala, shkruan Indeksonline.

Përmes një njoftimi në Facebook, nga Vala thanë se Telekomi i Kosovës nuk është sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme.

Postimi i plotë:

Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetshpallur. Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet. Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dijnë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njejti nuk është përgjigjur. Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, pëndryshe do të ndjeken penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës.