75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 17 Tetor 2021 / A. M.

Reagon Valon Ramadani i Ferizajt: Rezultati është te kutitë e votimit, jo në studiot televizive

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani ka reaguar pas publikimit të exit-polleve të cilat e qesin Agim Aliun pa balotazh fitues.

I falënderoj gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë të zgjedhjeve. Ata që janë duke pritur rendin për të votuar, do të votojnë.

Rezultati është te kutitë e votimit, jo në studiot televizive. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë në krye të detyrës që ta garantojnë secilën votë, dhe vullneti i votuesve do të vendosë.