75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Reagon Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur nga sfidat

Indeksonline raportoi para dy ditësh për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së.

Në pamjet e realizuara para ambasadave të ndryshme, shihen shumë qytetarë duke pritur përgjigje për marrjen e vizave për të dal nga vendi.

Për këtë raportim, sot ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë lansimit të bibliotekës digjitale në Prishtinë.

Duke folur para të pranishmëve, Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat.

“Shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as duke ikur, e as duke u tërhequr nga sfidat”, ka thënë ai.

Një gjë të tillë nga ana tjetër po e mohojnë nga Qeveria e Kosovës.