Reagon Vjosa Osmani pasi gjykata në Serbi miratoi racizmin ndaj shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd, sot i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”.
Osmani përmes një shkrimi në twitter ka thënë se veprimi i sotshëm duhet t’ua hapë sytë atyre që besonin se Serbia do të përmirësohej në këtë drejtim.
Presidentja në detyrë tha se diçka e tillë ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Tutje, ajo tha se racizmi ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e qeverisë së tyre.
“Urrejtja serbe e mbështetur nga shteti serb ndaj popullit tonë ka qenë mbizotëruese gjatë gjithë historisë sonë. Vendimi i sotëm i gjykatës për të miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e ‘humnerës’ së qeverisë së tyre. Ky vendim duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që shpresonin që Serbia do të përmirësohej”, ka shkruar Osmani në twitter.