11:30 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reagon Vuçiqi, pasi Hoti i kërkoi Shqipërisë një pikë doganore në Portin e Durrësit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Avdullah Hotit.

Hoti gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka folur për një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit.

Një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, që ngarkesat drejt Kosovës të mos kontrollohen në pikën doganore të Morinës, pika e daljes kufitare nga Shqipëria në Kosovë”, kishtë thënë Hoti.

Ndërsa, Vuciq ka thënë se është ngopur me marrëzitë e tyre.

Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre, ka thënë Vuçiq, që ka komentuar edhe për bisedat e Kosovës me Serbinë. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, tha ai, raporton b92.net./Indeksonline/