75 Mall Live Search
19:45 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

Reagon VV pas mbylljes së vendvotimeve

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën.

Përmes një njoftimi në Facebook, VV thotë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit, shkruan Indeksonline.

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet.

Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.

Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”, thuhet në njoftim./Indeksonline/