75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reagon Zyra e Kryeministrit: Polici që vrau qytetarin në Gjilan nuk ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt

Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.  

Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Zyra  e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë.