Real, Barça dhe Juve e humbasin gjyqin ndaj UEFA-s

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka vendosur në favor të UEFA-s në konfliktin mes organit drejtues të futbollit europian dhe klubeve (Real, Barça dhe Juve) që duan të shkëputen për të nisur Superligën. Vendimi përfundimtar i GJED-së pritet në vitin 2023, por duhet të ndjekë konkluzionet e Avokatit të Përgjithshëm.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë konsideron se rregullat e diktuara nga FIFA dhe UEFA në lidhje me futbollin janë në përputhje me ligjin evropian dhe për këtë arsye nisja e një gare të re duhet të jetë subjekt i miratimit paraprak të autoriteteve.
Në opinionin e tij të dhënë të enjten, Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë konsideron se FIFA dhe/ose UEFA kanë të drejtë të vendosin sanksione ndaj klubeve që shkelin rregullat e vendosura nga autoritetet në lidhje me krijimin e një gare evropiane.