22:35 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Real Betis i kërkon Messit të mos kthehet nga lëndimi edhe këtë javë

Të dielën Barcelona luan kundër Real Betis në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligas.

Në këtë ndeshje pritet të rikthehet nga lëndimi Lionel Messi, shkruan Indeksonline.

Barcelona ka bërë një postim ku tregon se futbollisti i tyre më i mirë është stërvitur me skuadrën.

Ndërkohë Real Betis ka shpërndarë postimin e tyre me një mbishkrim shumë interesant.

“Mos u nxito Leo, nuk ka nevojë te mundohesh”, ka shkruar Betis në Twitter.

Skuadrat kundërshtare, sidomos ato të La Ligas e kanë frikë argjentinasit pasi të gjitha janë mposhtur nga ai. /IndeksOnline/