Real Betisi dhe Mallorca të interesuara për transferimin e futbollistit kosovar

Forma e tij mjaftë e mirë me skuadrën e Lokomotiva Zagreb ka bërë që Lirim Kastrati të jetë edhe në fokusin e dy skuadrave spanjolle.
Skuadra e Mallorcas është duke e kërkuar transferimin e futbollistit kosovar por përveq saj edhe Real Betisi po ashtu ka shprehur interesim.
Mirëpo nuk janë këto klubet e vetme të interesuara për Kastratin, sipas raportimeve për të ka pasur ofertë zyrtare nga skuadra e Torontos mirëpo ka mbetur në ‘dorën’ e klubit që të vendos se a do ta lejojnë Lirimin të largohet nga kjo skuadër.