11:49 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Real-Juventus, propozohet shkëmbim i madh

Florentino Perez është i interesuar në nënshkrimin e Paulo Dybala sezonin e ardhshëm. Për të arritur këtë synim, Perez është i gatshëm të jap në shkëmbim yllin spanjoll, Isco.

“A doni Isco? Na jep Dybala” , është titulli i TuttoSport në ballinën e sotme.

Raportohet se Juventus ka pyetur Realin për Iscon, dhe përgjigja e Perez ka qenë ideja për shkëmbim. Mesfushori spanjoll është tejet i irrituar me situatën te Reali dhe po kërkon me ngulm largimin.

Mediat spanjolle e italiane e quajn si shumë të mundshëm këtë shkëmbim pasi që edhe Dybala nuk është i kënaqur me minutazhën te Juve. /Indeksonline/