Real Madrid-Al Hilal, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Al-Hilal, e vlefshme për finalen e Kupës së Botës për klube
Spanjollët në finale kaluan pasi eliminuan Al Ahlyn në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin 1:4, teksa skuadra nga Arabia Saudite triumfoi 2:3 kundër Flamengos.
“Los Blancos” me një triumf eventual sonte do të regjistronin një rekord të ri.
Real Madridi është skuadra që e ka fituar më së shumti herë (4) trofeun e Kupës së Botës për Klube, teksa sonte synon të pestin.
Ndërkaq, Al-Hilal ndodhet për herë të parë në finale të kësaj gare.
