Real Madrid ankohet në gjykatë, i pakënaqur me shpërndarjen e parave nga të drejtat televizive

Real Madrid është ankuar në gjykatë për La Ligën, pasi është i pakënaqur me shpërndarjen e parave nga të drejtat televizive.
La Liga ka bërë të ditur se 130 milionë euro nga shitja e të drejtave televizive do të shpërndahen në varësi të ndihmës së klubeve me aktivitet mediatik, shkruan IndeksOnline.
Kundër këtij rregulli ka votuar vetëm klubi mbretëror, ndërsa klubet tjera janë pajtuar me një gjë tk tillë.
I pakënaqur me këtë model, Real Madridi është ankuar në Gjykatën Kombëtare, e cila ka juridiksion në të gjithë territorin e Spanjës.
“Los Blancos” rrezikon të humbin 13 milionë euro nëse nuk pranojnë risitë nga La Liga./IndeksOnline/