Real Madrid apo Barcelona, kush ka më shumë fitore dhe kush është golashenuesi më i mirë në ”El Clasico”?

Real Madridit dhe Barcelona sonte do të përballen në ”El Clasicon” e 258-të në hitori.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, më fillim nga ora 21:00, ku pritet të ndiqet nga miliona shikues nga e gjithë bota, shkruan IndeksOnline.
Pyetja më e madhe është se cila skuadër ka më së shumti fitore në ”El Clasico”.
Real Madrid prin me 106 fitore krahas 100 fitoreve të Barcelonës, ndërsa 56 ndeshje kanë përfunduar me barazim në të gjitha garat.
Golashenuesi më i mirë në histori, është ish-futbollisti i Barcelonës, Leo Messi me 26 gola, duke lënë prapa ish-futbllistët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Alfredo di Stefano me nga 18 gola.
Në ndeshjen e fundit mes Real Madridit dhe Barcelonës, fitues ishte klubi mbretëror, me rezultat 3-2./IndeksOnline/