16:22 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid arrin marrëveshje me talentin brazilian

Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje me Palmeirasin për transferimin e talentit 16 vjeçar Endrick.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubet dhe lojtari kanë arritur marrëveshje verbale, transmeton IndeksOnline.

Real Madrid do të paguajë 60 milion euro tarifë fikse Palmeirasit plus 12 milion euro bonuse, që në total transferimi i Endrick do të kap shifren prej 72 milion euro.

Real Madrid ka marrëveshje të plotë verbale për kushtet personale me Endrick , kështu që ata shpresojnë të nënshkruajnë dhe vulosin marrëveshjen brenda dhjetorit./IndeksOnline/