75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Real Madrid – Barcelona | Statistikat në pesë ndeshjet e fundit!

Nga ora 21:00, në “Alfredo di Stefano” do të përballen rivalët më të mëdhenj në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona.

Kjo ndeshje do të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit në Spanjë, pasi Barça ka 65 pikë, kurse Reali 63.

Viteve të fundit nuk ka pasur një favorit të qartë para takimit, dhe nuk ka as sot, sidomos pas situatës nëpër të cilën po kalon e gjithë bota e që padyshim, i ka prekur edhe klubet.

Pesë “El Clasico” e fundit asnjëra skuadër nuk ka dal fitimtare.Reklamë

Reali ka dy fitore, Barça gjithashtu dy dhe njëherë janë ndarë baras.