Real Madrid bën goditjen e madhe, Nico Paz po rikthehet në ”Bernabeu”
Talenti argjentinas Nico Paz po zhvillon një paraqitje shumë pozitive në sezonin aktual të Serie A, me skuadrën e Comos.
Mesfushori ofensiv 21-vjeçar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane, duke tërhequr sërish vëmendjen e klubit të tij amë, Real Madrid, shkruan IndeksOnline.
Sipas medias spanjolle AS, Real Madrid po ndjek nga afër zhvillimin e Nico Paz dhe ka në plan ta rikthejë lojtarin në verën e ardhshme, pa e shitur atë.
Klubi madrilen beson se Paz është një investim për të ardhmen dhe se sezoni në Itali po e ndihmon të piqet si futbollist.
Para rikthimit të mundshëm, Nico Paz ka përpara disa ndeshje shumë të rëndësishme me Comon, ku synon të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer.
Real Madrid zotëron një opsion rikthimi prej rreth 9 milionë eurosh, i cili mund të aktivizohet në fund të sezonit. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se Paz mund të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e ardhshëm të klubit.
Paraqitjet e mira në Serie A pritet t’i japin Nico Paz gjithashtu më shumë hapësirë edhe në përfaqësuesen e Argjentinës, teksa synon të sigurojë një vend për kompeticionet e mëdha ndërkombëtare./IndeksOnline/

