75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid – Celtik, formacionet zyrtare

Real Madrid do të luaj sonte ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit do të jenë nikoqir i skuadrës skoceze, Celtik, shkruan IndeksOnline.

Real Madrid tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt por do të kërkoj fitoren që të renditet e para në grupin F.

Në anën tjetër, Celtik do të mbyll sonte avanturën në garat evropiane për këtë edicion, sepse renditet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë dhe nuk ka mundësi kualifikimi as për Europa league.

Ndeshja fillon në ora 18:45.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Kroos, Modric, Asensio, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

Celtik: Hart, Juranovic, Jenz, Starfelt, Taylor, O’Riley, Hatate, Mooy, Abada, Maeda, Kyogo./IndeksOnline/