Real Madrid dëshiron Tchouameni, ‘zëvendësues ideal për Casemiro’

Skuadra e Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin e Monaco, Aurelien Tchouameni, transmeton Indeksonline.
Los Blancos tashmë kanë bërë një lëvizje për bashkëkombësin e mesfushorit, sulmuesin Kylian Mbappe që pritet t’i bashkohet atyre si agjent i lirë gjatë verës.
Megjithatë, Carlo Ancelotti e dëshiron në skuadër talentin e Monacos, i cili ka bërë 15 paraqitje këtë edicion, duke shënuar një gol kundër Bordeaux.
Tchouameni poashtu ka qenë zëvendësues i Ngolo Kantes në kombëtares e Frances, duke partnerizuar me Paul Pogba në mesfushë, kështu që tekniku Italian e sheh atë si zëvendësues të brazilianit Casemiro, i cili në shkurt mbush 30 vjet.