11:49 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Real Madrid destinacioni i vetëm për Mbappen, Liverpuli tërhiqet nga gara

Real Madridi është destinacioni i vetëm për Kylian Mbappen në veren e ardhshme.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se skuadra e Liverpulit nuk është e interesuar për transferimin e yllit francez, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij gjasat që Mbappe të kaloj te Real Madrid janë të mëdha.

Mbappe ka refuzuar një ofertë zgjatjeje nga PSG, pasi marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në vitin 2024 dhe sulmuesi 24-vjeçar duket i gatshëm të përcaktojë destinacionin e tij të ardhshëm shumë shpejtë./IndeksOnline/