Real Madrid dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Champions League, ja arsyeja

Vendet e Real Madridit dhe Barcelonës në Champions League tani janë në rrezik për shkak të skandalit të Luis Rubiales, sipas raporteve në Spanjë.
Në një zhvillim tronditës të hënën, FA spanjolle i ka kërkuar organit qeverisës evropian UEFA që të shqyrtojë përjashtimin e tyre për shkak të ndërhyrjes së qeverisë spanjolle mbi historinë e vazhdueshme të Kupës së Botës ‘Kiss-Gate’, ku Rubiales puthi yllin e Spanjës, Jennifer Hermoso në buzë pa pëlqimin e saj.
Nëse kjo kërkesë plotësohet, kjo do të thotë se të gjitha klubet spanjolle – përfshirë gjigantët globalë Real dhe Barcelona – do të përjashtohen nga garat e UEFA-s si Liga e Kampionëve (duke prekur gjithashtu Atletico Madrid dhe Real Sociedad), Europa League (Villarreal dhe Real Betis) dhe Europa Conference League (Osasuna). /IndeksOnline/