Real Madrid dhe Barcelona publikojnë listën e futbollistëve të ftuar për ”El Clasico”

Real Madrid do të jetë neser nikoqir i Barcelonës në ndeshjen ”El Clasico” e vlefshme për javën e nëntë të La Ligas.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” më fillim nga ora 16:15, shkruan IndeksOnline.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Anceloti, edhe në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit Courtois Thibaut, i cili do të mungoj shkaku i lëndimit.
Munges tjetëe e Los Blancos do të jetë edhe ajo e mesfushorit Daniel Ceballos.
Në anën tjetër te Barcelona do të mungojnë Aruajo, Bellerin, Christensen dhe Depay.
Në sy bie prania e mbrojtësit Kounde, i cili është kthyer nga lëndimi para disa ditëve dhe tani është i grumbulluar për ndeshjen e nesërme.
Barcelona dhe Real Madrid nuk dinë për humbje këtë sezon dhe aktualisht i prijnë tabelës në La Ligën spanjolle, të dyja kanë të grumbulluara nga 22 pikë, me nga 7 fitore dhe nga një barzim./IndeksOnline/
Lista e Real Madridit
Lista e Barcelonës