Real Madrid dhe Osasuna përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid dhe Osasuna do të përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit.
Ky takim do të fillojë në ora 22:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘De La Cartuja’ në Sevilla.
Të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren, me qëllim që të fitojnë trofeun e madh.
Në gjysmëfinale, Real Madrid e mposhti Barcelonën, kurse Osasuna e eliminoi Athletic Bilbaon.